Tuesday, November 26, 2024
HomeLajme“Boll na vodhët”, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skëndërbej

“Boll na vodhët”, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skëndërbej

Qytetarët kanë nisur grumbullimin e tyre për protestën e paralajmëruar të nisë në orën 11:00 nga Sheshi Skëndërbej.

Me pankarta në duar qytetarët janë grupuar në shesh për të kërkuar të drejtën e tyre dhe për rritjen abuzive të çmimeve të ushqimeve dhe të karburantëve në vendin tonë.

“Boll na vodhët”, është pankarta më e madhe që qytetarët që janë në vijën e parë të protestës mbajnë në dorë.

Ndërkohë kujtojmë se kjo është protesta e madhe e cila më parë u pasua nga tre ditë protesta në Tiranë, Shkodër, Dibër, Korçë, Durrës dhe në qytetet e tjera ku qytetarët protestues bllokonin dhe lëvizjen e automjeteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments