Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBoksierët kosovarë sërish s’lejohen të hyjnë në Serbi, kësaj radhe edhe pa...

Boksierët kosovarë sërish s’lejohen të hyjnë në Serbi, kësaj radhe edhe pa simbole të Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Serbia edhe pas tentimit të dytë nuk i ka lënë ekipin e boksit nga Kosova të futen në shtetin serb.

Sipas komunikatës së KOK-ut, Kosova nuk po lejohet të hyjë në Serbi edhe pasi kanë hequr uniformen me simbole shtetërore – arsyetim të cilin e kishin dhënë policia serbe për moslejimin për të hyrë në shtetin serb.

KOK në komunikatë thotë se “edhe pa simbole shtetërore në veshjet sportive, ekipi nuk u lejua të kalonte kufirin”.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka thënë për KOK-un se arsyetimi i policisë serbe ishte se delegacioni ynë ka hyrë në sistem dhe Qeveria e Serbisë nuk lejon hyrjen e tyre.

KOK menjëherë ka njoftuar AIBA-n dhe KON-in për veprimin e Qeverisë serbe, të cilin e konsideron kryekëput politik dhe që tenton me çdo kusht t’ua mohojë garimin boksierëve tanë në Botëror.

Komunikata e plotë e KOK-ut:

❌Ekipit i boksit🥊🇽🇰 sërish nuk lejohet të hyjë në Serbi❗
As për herën e dytë, ekipi i boksit të Kosovës, nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që nesër nis në Beograd të Serbisë.
Pas konsultimeve mes KOK-ut, AIBA-s dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dhe me rekomandim të AIBA-s, ekspedita e boksit u nis sonte drejt pikës kufitare në Merdarë, pa veshur uniformën me simbole tonat shtetërore, arsyetim që policia serbe e kishte gjetur në tentimin e parë në kufirin tek ‘Dheu i Bardhë’.
Mirëpo, edhe pa simbole shtetërore në veshjet sportive, ekipi nuk u lejua të kalonte kufirin.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka thënë për KOK-un se arsyetimi i policisë serbe ishte se delegacioni ynë ka hyrë në sistem dhe Qeveria e Serbisë nuk lejon hyrjen e tyre.
KOK menjëherë ka njoftuar AIBA-n dhe KON-in për veprimin e Qeverisë serbe, të cilin e konsideron kryekëput politik dhe që tenton me çdo kusht t’ua mohojë garimin boksierëve tanë në Botëror.
#AIBA #KOK #KosovoBoxingFederation AIBA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments