Fituesi i Kupës së Botës, Jerome Boateng do paraqitet në gjykatë në Munich të enjten me akuzat se ka sulmuar ish të fejuarën, Sherin Senler.
Boateng akuzohet se ka lënduar shumë Senler, që njëkohësisht është nëna e dy vajzave të tij binjake, incident që ndodhi në vitin 2018.
Ish ylli i Bayernit do paraqitet në gjykatë, ku edhe do vendoset nëse do dënohet.
Në rast që shpallet fajtorë, mund të marrë plotë pesë vite burg.
Vitin e kaluar, e përditshmja gjermane, Bild, raportoi se Boateng ka hedhur një mbrojtës të vogël qiri qelqi, derisa Senler ishte në pushime.
Avokatët e mbrojtësit të Lyonit vazhdimisht kanë pohuar se akuzat janë pretendime pa prova nga një palë e tretë, megjithëse detajet mbeten të panjohura.
Boateng nga ana tjetër, ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij.