Saturday, November 23, 2024
HomeBotaBllokohet jahti luksoz në brigjet italiane, besohet se është i Putinit

Bllokohet jahti luksoz në brigjet italiane, besohet se është i Putinit

Nga portet e Detit të Veriut të Gjermanisë deri në Rivierën Franceze, po shënjestrohen mjetet luksoze të lundrimit. Në të gjithë Evropën, autoritetet po gjurmojnë jahte luksoze të lidhura me oligarkët rusë në përpjekje për t’i shkaktuar probleme aleatëve të Presidentit Vladimir Putin.

Në Marina di Carrara, një qytet i vogël italian në bregdetin toskan, një nga superjahtet më të mëdha, më të reja dhe më të shtrenjta në botë, i quajtur Scheherazade është nën vëzhgim nga policia italiane.

Sipas New York Times , ai është një nga jahtet më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë në botë. Anija luksoze quhet “ Scheherazade” dhe është nën vëzhgimin e policisë italiane. Kostoja e tij llogaritet në 700 milionë dollarë. Gjatësia e tij arrin 140 metra dhe ka dy kuvertë helikopterësh.

Rreth 70% e ekuipazhit të jahtit janë rusë. Luksi i jahtit sugjeron se pronari i tij mund të jetë një miliarder i Lindjes së Mesme ose rus, madje edhe presidenti i Rusisë.

Kapiteni, Guy Bennett-Pierce, shtetas britanik, mohoi që Putini e zotëronte atë. “Nuk e kam parë kurrë. Nuk e kam takuar kurrë” , tha ai për gazetën amerikane në telefon.

Ai shtoi megjithatë se pronari i tij nuk ishte në asnjë nga listat e sanksioneve perëndimore, megjithëse nuk përjashtoi mundësinë që ai të ishte rus. Ai e bëri të qartë, megjithatë, se nuk do të bënte asnjë zbulim pasi ishte i detyruar nga një ” klauzolë konfidencialiteti”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments