Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se takimi i tij në Riad me princin saudit Mohammed bin Salman ishte “shumë produktiv”.
Blinken po i përgjigjej një pyetjeje të një gazetari të Reuters ndërsa kthehej në hotelin ku po qëndronte delegacioni amerikan.
Takimi me sundimtarin de-fakto të mbretërisë zgjati pak më pak se një orë, tha një zyrtar amerikan.