Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaBlerje, fotografim, prishje e materialit zgjedhor, krejt incidentet që u raportuan sot...

Blerje, fotografim, prishje e materialit zgjedhor, krejt incidentet që u raportuan sot në votime

Sot janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale dhe qytetarët e Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit, përsëri këtë vit. Vese këtë herë për të zgjedhur kryetarët dhe kuvendarët komunal.

Gjatë ditës së sotshme janë raportuar se kanë ndodhur edhe disa incidente në Qendrat e Votimit.

Përveç ‘incidenteve’ të zakonshme si fotografimit të votave, sot është raportuar se ka pasur raste edhe të blerjes së votave.

Një person ka fotografuar votën në një qendër të votimit në Prizren. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Mati Logoreci”, më saktësisht në vendvotimin 2009/A.

Kurse në Suharekë një person ka dëmtuar aparatin e duarve dhe u fjalosin me anëtarin e KQZ-së. Me urdhër të Prokurorit i njëjti është ndaluar.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluoreshente. Me urdhër të prokurorit të Shtetit i njëjti është në ndalim”, thuhet në komunikatë.

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar një (1) person, në Komunën e Suharekës, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit’’ nga neni 214 i KPRK-së. Prokurori i Shtetit njofton opinionin se i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluoreshente. Me urdhër të prokurorit të Shtetit i njëjti është në ndalim”.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”.

Në Prishtinë, në disa qendra të votimit është raportuar ka pasur probleme me materialin zgjedhor. Në shkollën “Faik Konica” përgjatë procesit të votimit, komisionerët kanë hasur në vështirësi të materialit zgjedhor, ku një flet votim edhe është dëmtuar.

Në qytetin e Kllokotit janë arrestuar katër persona për blerje të votave. Rastin e ka konfirmuar edhe  Prokuroria e Shtetit.

“Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Prokurorisë.

“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se mbrëmë më 16 tetor 2021 në orët e vona, janë arrestuar katër (4) persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., në lidhje me procesin zgjedhor dhe me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së”.

Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në qytetin e Malishevës janë arrestuar dy persona që dyshohen për shit-blerje të votës.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta ka bërë të ditur se të arrestuarit janë një vëzhgues dhe një komisioner.

“Janë arrestuar një vëzhgues dhe një komisioner në qendrën e votimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shit-blerje të votës. Me urdhër të prokurorit të njëjtit pas arrestimit janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë Graishta.

Një person tjetër është shoqëruar në polici në Junik pasi i njëjti dyshohet se ka fotografuar votën në këtë komunë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku i njëjti ka thënë se personi në fjalë është shoqëruar në stacionin policor, por që pas intervistimit i njëjti është liruar.

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka thënë se personat që kryejnë vepër penale kundër së drejtës për votim mund të dënohen nga 6 muaj deri në 10 vjet burgim.

Procesi zgjedhor do të mbaroj në ora 19:00 dhe pastaj do të filloj procesi i numërimit të votave dhe i shpallje së rezultateve preliminare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments