Filozofi Blerim Latifi është përfshirë në debatin e fundit për arkivat e luftës së UCK-së, temë kjo që ka marrë shumë reagime pas deklarimeve që dje ka bërë zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Latifi ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një fletë ku shihen disa shkrime që sipas Latifit datojnë nga lufta.
“Qe një fletë nga arkivi im i luftës. Qe edhe shpjegimi i akronimeve: P.A. dmth pushkë automatike
P.M.dmth pushko-mitrolez. A doni hala?”, ka shkruar ai.
Kjo temë që nga dje ka hasur në reagime nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq, kanë reaguar edhe organizatat e dala nga lufta.