Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeBislimi takohet me parlamentarë e zyrtarë në Bern të Zvicrës, flasin për...

Bislimi takohet me parlamentarë e zyrtarë në Bern të Zvicrës, flasin për “një mori temash”

Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se është takuar me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë në Bern të Zvicrës, me të cilët ka thënë se ka diskutuar për “nga progresi ynë, zhvillimi ekonomik e perspektiva evropiane e vendit, deri tek marrëdhëniet tona bilaterale, situata në vend e rajon, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe procesi i dialogut”.

“Me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë, në Bern të Zvicrës, diskutuam mbi një mori temash. Nga progresi ynë, zhvillimi ekonomik e perspektiva evropiane e vendit, deri tek marrëdhëniet tona bilaterale, situata në vend e rajon, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe procesi i dialogut.”

Ai ka treguar se kë ka takuar.

“Takuam deputetët zviceranë pjesë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër, Cedric Wermuth dhe Roger Golay, Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer, Sekretaren e Shtetit për Çështje Ekonomike, Helene Budiger Artieda, dhe Sekretarin e Shtetit të Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës, Alexandre Fasel.”

Bislimi ka shkruar se me kontributin e mërgatës bashkëpunimi e marrëdhëniet e Kosovës me Zvicrën po fuqizohen dita ditës.

“Me kontributin madhor edhe të mërgatës sonë, bashkëpunimi e marrëdhëniet tona me Zvicrën fuqizohen dita ditës si në rrafshin ekonomik, e po ashtu dhe atë social e kulturor.”

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments