Për disa herë me radhë, kryeministri dhe zëvendësi i tij i parë, Besnik Bislimi vazhdojnë ta përsërisin se Kosova është demokracia e vetme në Ballkanin Perëndimor, duke bërë kështu edhe një cilësim për vendet fqinje si jodemokratike.
Këtë deklaratë e ka përsëritur sot zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në një shkrim të gjatë ku flet për tensionet në veri dhe kidnapimin e 3 policëve, të cilët u liruan për t’u mbrojtur në liri sot nga gjykata në Kralevë të Serbisë.
Bislimi duke folur për interesin e Serbisë që ta destabilizojë Kosovën, ka thënë se qëllim i Serbisë, ndër tjera, ishte edhe “rrezikimi i demokracisë së vetme në Ballkanin Perëndimor si palë jobashkëpunuese dhe të painteresuar për normalizim”.
Kjo deklaratë implikon që Mali i Zi, Maqedonia e madje as Shqipëria nuk janë vende demokratike, ndonëse kjo gjë nuk është e saktë, marrë parasysh që të trija vendet funksionojnë si shtete me demokraci parlamentare, ku pushteti merret nëpërmjet zgjedhjeve demokratike.
Shkrimi i plotë i Bislimit më poshtë:
Nga njё maskaradё nё tjetrёn.
Pёrveç qё nxiti tensione tё rrezikshme pёr dy javё rresht me urdhërin pёr kidnapimin e policёve shqiptarё brenda territorit tё Kosovёs, Vuçiç vazhdon edhe tutje talljen si me popullin e tij, me nocionin e sundimit tё ligjit brenda Serbisё, me sigurinё e rajonit dhe me gjithё faktorin ndёrkombёtar.
Krejt kёtё, me shpresёn se do shmang pёrpjekjet pёr implementim tё menjёhershёm tё marrёveshjes bazike dhe aneksit implementues tё Ohrit nё kёmbim tё angazhimeve pёr menaxhim krizash afatshkurtra, si dhe me shpresёn pёr shmangie tё vёmendjes nga pakёnaqёsitё enorme tё qytetarёve serb me pushtetin e tij mafioz.
Kidnapimi i tre policёve ishte brenda territorit tё Republikёs sё Kosovёs dhe pёr kёtё nuk ka asnjё dyshim as edhe te bashkёsia ndёrkombёtare.
Fokusi tek lirimi i pakusht i tre policёve tё kidnapuar ёshtё pёrpjekje e lodhtë pёr t’i ikur boshtit tё diskutimit. E ky ёshtё tek fakti qё forcat speciale antiterror tё Serbisё janё futur jo vetёm nё zonën neutrale, por edhe brenda territorit tё Kosovёs. Me shumё gjasё pёr ndonjё aktivitet tjetёr subverziv, por qё ka pёrfunduar me kidnapimin e 3 policёve kufitarё.
Implikimet si pёr sigurinё nacionale dhe atё rajonale, ashtu edhe pёr misionin e KFOR-it nё Kosovё do duhej tё ishin tema e vetme e adresuar. Kjo nuk mundet dhe nuk guxon asesi tё kamuflohet me lirimin e rrejshëm dhe mediatik tё policёve tё kidnapuar.
Vendimi i sotёm i gjykatёs sё Kralevёs ёshtё çertifikimi mё i fuqishёm i bankrotimit tё shtetit ligjor tё Serbisё. Njё gjykatё shtetёrore, merr vendim pёr akomodim tё njё premtimi politik tё presidentit tё shtetit. Njё vendim qё çon nё mbrojtje nё liri tё tre tё “akuzuarve” pёr armëmbajtje pa leje dhe ka brenda vetes edhe konstatimin se ata nё momentin e “arrestimit” ndodheshin brenda territorit tё Serbisё, nuk ka nevojё pёr ndonjё komentim.
Cili shtet me minimum demokracie dhe sundim tё ligjit do tё lironte nё mbrojtje nё liri, edhe me largimin e garantuar nё njё vend tjetёr, tre persona tё uniformuar tё njё shteti tjetёr tё cilёt kanё hyrё ilegalisht dhe tё “armatosur rёndё” nё brendёsi tё territorit tё tij.
Nё fakt ky vendim e nxjerr haptazi tё zhveshur gёnjeshtrёn qё Vuçiç ёshtё pёrpjekur ta mbjellё tek ndёrkombёtarёt, pra ёshtё pranim qё kёta polic janё kidnapuar nё brendi tё njё shteti tjetёr. Dhe kёtu duhet tё fillojë diskutimi pёr pёrgjigjen qё duhet t’i jepet Serbisё sё Vuçiçit pёr kёtё akt tё rrezikimit tё pёrgjithshёm tё sigurisё rajonale.
Vёrehet shumё qartё qё i gjithё ky skenar i deritanishёm kishte si qёllim parёsor konfirmimin e Vuçiçit si mjeshtёr tё eskalimit pёr ta pasuar atё nё njё moment politikisht tё volitshёm me veprime tё “deeskalimit”. Njё strategjie tё implementuar nё katёr hapa:
1. Tensionimi dramatik i situatёs brenda territorit tё Kosovёs
2. Propagandimi i fuqishёm me synim tё ekspozimit nё sytё e bashkёsisё ndёrkombёtare tё palёs kosovare si fajtore pёr tensionim
3. Nxjerrja e kёrkesave pёr pёrfitime qё do duhej t’i rridhnin atij si elemente tё pashmangshme pёr deeskalim
4. Marrja e hapave deeskalues qё e nxjerrin atё si viktimё e gatshme pёr hapa “konstruktiv”
Pёr zbatimin e kёsaj strategjie, Vuçiç ka investuar tepёr shumё, me çka e ka nxjerrё kёtё si investim me dozё tё lartё tё rrezikut.
Ka dёrguar forcat e tij antiterror nё brendёsi tё njё shteti tjetёr, e i cili pёr mё tepёr e mbron kufirin me trupa tё NATO-s, duke sfiduar kёshtu haptazi vijat e kuqe tё NATOs;
ka diskredituar turpshёm tёrё shёrbimin diplomatik tё vendit duke e detyruar tё lёshohet nё kampanjё tё gjerё dezinformimi tё vendeve partnere;
si dhe ka shpenzuar me gjasё miliona euro tё mjeteve publike dhe parave tjera tё pista nё influencimin e narrativёs dominuese gjatё draftimit tё opinioneve apo qёndrimeve tё bashkёsisё ndёrkombёtare.
Kthimi i pritur nga ky investim me shkallё tё lartё rreziku do ishte:
shmangia e fokusit tё bashkёsisё ndёrkombёtare nga zbatimi i plotё i marrёveshjes bazike dhe aneksit implementues tё Ohrit, me shpresё tek ndryshimet eventuale politike nё demokracitё kyçe perёndimore;
pёrmirёsim i pozicionit ndёrkombёtar tё Serbisё si palё “konstruktive” nё dialogun me Kosovёn;
shmangie e fokusit nga presioni ndёrkombёtarё pёr vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisё;
krijimi i tensioneve artificiale qё e zhvendosin fokusin nga presionet e brendshme politike pёr Vuçiçin nё Serbi;
dokumentim i pozicionit tё tij dominues nё Serbi edhe kur ёshtё fjala te sundimi i ligjit;
mbjellje e frikёs sё pashoqe tek qytetarёt serb nё veri tё Kosovёs me synim tё pamundёsimit tё integrimit tё tyre nё jetёn politike, ekonomike e shoqёrore nё shtetin e Kosovёs;
si dhe rrezikimin e demokracisё sё vetme nё Ballkanin Perёndimor duke e portretizuar Kurtin si palё jobashkёpunuese dhe tё painteresuar pёr normalizim.
Nё kёtё kontekst ёshtё jetike si pёr sigurinё dhe prosperitetin e gjithë rajonit qё kthimi real i kёtij investimi tё Vuçiçit tё duket ndryshe.
Qё nё vend tё mashtrimit tё synuar tё qartёsohet pёr secilin brenda dhe jashtё regjionit qё kidnapimi ka ndodhur brenda territorit tё Kosovёs;
tё fillojё debati pёr pasojat qё duhet tё bartё Serbia pёr ndёrhyrjet e vazhdueshme nё territorin e njё shteti fqinj duke e destabilizuar si Kosovёn ashtu edhe rajonin, pёrfshirё kёtu edhe dёrgimin e njerёzve tё uniformuar nё brendёsi tё territorit tё Kosovёs;
qё imazhi i sundimit tё ligjit nё Serbi ka pёsuar njё dёmtim vёshtirё tё riparueshёm;
dhe qё reputacioni i bashkёsisё ndёrkombёtare po dёmtohet fuqishёm pёr aq kohё sa vazhdojnё ta trajtojnё si palё konstruktive dikё me potencial kaq destruktiv si puna e Vuçiç dhe vendos masa shtrёnguese ndaj demokracisё sё vetme dhe vendit mё properёndimor nё gjithë Ballkanin.