Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaBislimi për largimin e personelit shëndetësor në Gjermani: Edhe mjekët e tyre...

Bislimi për largimin e personelit shëndetësor në Gjermani: Edhe mjekët e tyre ikin jashtë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Europiane foli edhe për çështjen e largimi të mjekëve nga Kosova, duke thënë se nuk është faji për këtë vetëm te rrogat.

Ai tha se një gjë e tillë ndodh edhe në Gjermani, derisa shtoi se mobiliteti është vlerë e Bashkimit Europian.

“Kanë ikur mjekët gjithmonë në Kosovë dhe do të ikin gjithmonë, por a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani, jo pse është rritur popullsia e Gjermanisë, po se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë. Do të thotë edhe prej Gjermanisë ikin mjekët dhe shtrohet nevoja që me ardhë mjekë nga Ukrainës, Kosovës, Italisë. Mobiliteti është vlerë e BE-së. Politikat kryesore të OECD -së dhe Bashkimit Europian janë për të rritur moblitetin e fuqisë punëtore. Projektligji i ri s’do ta bëjë pagën e mjekëve 6000 euro që me thënë tash se s’ke nevojë të shkosh”.

Në pyetjen e deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, se a do t’u rritet paga mjekëve dhe t’u bëhet më “e dinjitetshme”, Bislimi u përgjigj, duke thënë se “nëse ideja e projektligjit është që të bëjmë paga të dinjitetshme, a po konkludojmë se ato janë të padinjitetshme?”.

Bislimi tha se nuk caktohet paga në bazë të dëshirës, por sipas mundësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments