Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaBislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova duhet të jetë gati për luftë, teksa ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Kështu ka thënë Bislimi për platformën ukrainase të lajmeve “European Pravda”, ku ka komentuar ngjarjet e fundit në veri të vendit dhe sulmin në Banjskë.

Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani sepse ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, ashtu siç tregoi shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të jemi të përgatitur që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se ka arsye që të besohet edhe edhe Rusia ishte e përfshirë në sulmin në Banjskë.

Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është shumë larg kufirit, ekziston e ashtuquajtura qendra humanitare ruse e cila zyrtarisht është e angazhuar në sigurinë nga zjarri, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments