“Liberalizimi i vizave dhe aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës kërkojnë mbështetje të gjerë për t’u përfunduar suksesshëm si proces, në koordinim dhe me angazhimin e plotë të Qeverisë”, ka thënë Bislimi.
Ai gjithashtu ka kërkuar mbështetjen e Çekisë si kryesuese e ardhshme e Presidencës së BE-së ndaj aspiratave të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.