Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaBislimi kërkon heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Bislimi kërkon heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë një takimi sot me zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec, ka kërkuar heqjen sa më parë të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, gjersa ato vijojnë të mbeten të padrejta.

Bislimi theksoi domosdoshmërinë e avancimit të Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit evropian, veçanërisht trajtimit të aplikimit për anëtarësim në BE, ku mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat, përkundër progresit në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Në takim u bisedua edhe mbi zhvillimet e fundit në vend e rajon, fuqizimi i bashkëpunimit rajonal, vizioni i Planit të Rritjes si instrument që duhet të ndihmojë në konvergjencën mes shteteve të rajonit, por edhe atë me BE-në dhe perspektiva e zhvillimit dhe prosperitetit në shtetin tonë.

BE vazhdon të mbajë masat penalizuese ndaj Kosovës që përfshijnë pezullimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave dypalëshe.Masat e tjera përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit), si dhe propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments