Turqia përshëndeti konsensusin për disa çështje të arritur mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në takimin e Stambollit, duke e konsideruar atë progresin më të madh që prej nisjes së negociatave për paqe.
Ministri i jashtëm, Mevlut Çavuşoğlu, tha se lufta duhet të përfundojë sa më parë dhe shtoi se çështjet më të vështira pritet të diskutohen mes ministrave të jashtëm në një datë të mëvonshme.
“Sot është bërë progres. Ju I dëgjuat deklaratat. Ka pasur marrëveshje dhe mirëkuptim për disa tema. Sot është bërë përparimi më domethënës që nga fillimi i negociatave”, tha Çavuşoğlu.