Saturday, November 23, 2024
HomeBotaBindi të birin të vdiste si kamikaz! Kush është lideri i ri...

Bindi të birin të vdiste si kamikaz! Kush është lideri i ri taliban Akhundzada?

Gjatë të ashtuquajturit “emirati i parë”, ishte në krye të sistemit gjyqësor dhe promovoi vrasjen me gurë për tradhtinë bashkëshortore e prerjen e duarve për hajdutët.

 

Lideri i talibanëve, Hibatullah Akhundzada, është njeriu qe mund të kthehet në udhëheqësin e ri të Afganistanit.

Interpretimi i tij i ligjit të sheriatit asokohe i afrohej modeleve iraniane të vetëvrasjes, që u imituan nga Al-Kaida. Në vitet e para pas pushtimit të Afganistanit në 2001-shim, Akhundzada rekrutonte aktivisht vullnetarë për sulme kamikaze, e për të dëshmuar se besonte dhe vetë në ato që i predikonte të tjerëve, bindi njërin prej djemve të tij të kthehej në një atentator vetëvrasës, në një shahid.

Talibanët janë të organizuar me një hierarki të qartë. Akhundzada është kreu i tyre që prej 2016. Kleriku i lartë islamik është autoriteti më i rëndësishëm në të gjitha çështjet politike, ushtarake dhe fetare. Ai mbështetet nga tre të deleguar dhe disa ministra që janë përgjegjës për ekonominë, ushtrinë dhe shërbimet sekrete. Instanca më e lartë këshilluese është “Rahbari Shura” me 26 anëtarë.

Përfaqësia ndërkombëtare e talibanëve gjendet në Doha, kryeqyteti i Katarit dhe drejtohet nga bashkëthemeluesi i talibanëve, Mullah Abdul Ghani. Pikërisht përfaqësues nga ky grup morën pjesë dhe ne bisedimet e paqes me SHBA, të drejtuara asokohe nga mullahu Abdul Hakim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments