Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, e ka komentuar pak më ndryshe vizitën e djeshme në Serbi të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Sipas këtij analisti, vendi të cilin dje vizitoi von der Lejen është po ai vend që në zondazhet e shumta, dalin pro Rusisë, mohojnë gjenocidin e Srebrenicës dhe nuk i vendosin sanksione Rusisë e cila vazhdon të kryejë luftë të ashpër në Ukrainë.
“Në Serbi, vendi që Viola Von Cramon sapo ka vizituar dhe dëshiron të shohë si pjesë e BE-së: 68% janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë,
52% pretendojnë se nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë,
39% mbështesin Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës,
29% mbështesin çetnikët, bashkëpunëtorët e nazistëve të Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Bielamoëicz në platformën X.