Thursday, January 23, 2025
HomeLajmeKosovaBie numri i përfituesve të ndihmave sociale, Mitrovica e Vushtrria prijnë me...

Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale, Mitrovica e Vushtrria prijnë me numrin më të madh të rasteve

Numri i përfituesve të ndihmave sociale ka rënë në dhjetor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e  njëjtë të vitit 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në dhjetor të vitit 2023 numri i përfituesve të ndihmave sociale ishte 20 mijë e 379. Ndërkaq ky numër ka rënë në dhjetor të vitit 2024, pasi që numri i familjeve të cilat përfitojnë nga ndihma sociale, është 18 mijë 121 raste, raporton Indeksonline.

E qytetet që kanë numrin më të madh të rasteve sociale, vazhdojnë të jenë Mitrovica dhe Vushtrria.

Mitrovica vazhdon të prijë me numrin  më të madh të rasteve sociale. Në dhjetor të vitit që shkoi, në Mitrovicë janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 758  familje  të cilët marrin ndihmë sociale. Pasuar nga qyteti i Vushtrrisë  me 1 mijë 095 raste. Pas Vushtrrisë vjen Gjakova me  978 raste dhe Peja me  884 raste.

Ndërsa në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet e Trepçës (-20,8%); skema për pensionet invalidore (-14,9%); skema e ndihmës sociale (-11,1%); skema për pensionet familjare (-3,9%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-2,1%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,7%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-1,3%).

 Ndërkaq në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(14,5); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (11,9%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,1%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,9%); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (2,9%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (2,9%); skema e pensioneve bazike të moshës (2,9%); skema për veteranët e luftës (0,3%).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments