Një dron është rrëzuar në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair në Mitrovicë.
Gazeta Express ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se droni ka rënë para një veturë.
Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka thënë për “Jepi Zë”, se dronin e kanë marrë tashmë policia.
Express ka kontaktuar edhe me kryetarin e komunës, Bedri Hamzën, për të marrë informacione rreth këtij rasti, por i njëjti ka thënë se s’është informuar.
“Nuk e di. Pyeteni Policinë. Ata janë përgjegjës”, ka thënë Hamza.
Express do t’ju mbaj të informuar.