Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaBie interesimi për testim, por në IKSHP thonë se kanë mjaftueshëm teste...

Bie interesimi për testim, por në IKSHP thonë se kanë mjaftueshëm teste PCR

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës aktualisht janë në dispozicion rreth 200 mijë teste për COVID-19, ndërsa në këtë autoritet shëndetësor po bëhen deri në 2 mijë testime brenda ditës.

Xhevat Jakupi nga IKSHP thotë për KosovaPress se testimet për COVID-19 po vazhdojnë çdo ditë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Mikrobiologu Jakupi thotë se aktualisht ka mjaftueshëm teste PCR dhe se në stoqet e IKSHP janë rreth 200 mijë të tilla.

Ai tha se nga kontrata e financuar nga Ministria e Shëndetësisë mund të sigurohen edhe 90 mijë teste PCR të tjera.

“Po teste kemi të mjaftueshme fatmirësisht ne e kemi pasur një kontratë këtë vit të cilën e financon Ministria e Shëndetësisë dhe përmes asaj kontrate kemi blerë 300 mijë RT-PCR teste dhe kemi mundësitë porosisim edhe 90 mijë të tjera dhe kemi teste të mjaftueshme edhe për muajt në vijim. […] Realisht munden me qenë diku rreth 200 mijë teste në dispozicion”, theksoi ai.

Derisa situata pandemike në vend vazhdon të jetë e rëndë, Jakupi thotë se këtë javë pati më pak të interesuar për t’u testuar krahasuar me javën e kaluar.

“Testimet me PCR në IKSHP vazhdojnë në mënyrë të përditshme secilën ditë të javës nga e hëna deri të dielën merren mostra dhe kryhen testime. Mesatarisht në IKSHP dhe QRSHPK brenda një dite kryhen rreth 2 mijë testime me PCR brenda ditës testimi vazhdon në mënyrë të rregullt interesim ka natyrisht ka qenë para 1 apo 2 javë interesimi pak më i shtuar tash ka ra diku 10 apo 20% por prapë ka me mijëra mostra që vijnë në secilën ditë për testim dhe ato testohen pa ndonjë problem”, u shpreh Jakupi.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë brenda ditës po testohen mbi 10 mijë qytetarët, ku shumica këto testime po i bëjnë edhe në laboratorët privatë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë. Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 10 mijë e 851 testime, prej të cilëve 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa betejën me këtë infeksion e kanë humbur 19 persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments