Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBie dukshëm numri i punëkërkuesve, njohësi thotë se mbi 200 mijë të...

Bie dukshëm numri i punëkërkuesve, njohësi thotë se mbi 200 mijë të rijnë janë larguar nga Kosova për dy vite

Në janar të këtij vitit numri i punëkërkuesve zyrtarisht ishte 82 mijë e 404 persona, ndërsa në muajin  mars kjo shifër është dukshëm më e vogël, ka rënë në 27 mijë e 776 punëkërkues.

Nuk ka të dhëna për arsyen pse ka rënë numri i punëkërkuesve.

Këto shifra janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Shqetësuese mbetet dukuria e largimit të të rinjve jashtë vendit, ku sipas njohësve të çështjeve ekonomike për dy vite janë larguar nga Kosova mbi 200 mijë persona.

Safet Gërxhaliut, njohës i çështjeve ekonomike thotë se migrimi i të rinjve kosovarë do ti sjell pasoja vendit në të ardhmen. Ai kërkon që sa më parë të merren masa në parandalimin e kësaj dukurie.

“Numrat për punëkërkues janë duke variuar. Mungesa e stabiliteteit ekonomik dhe politik si dhe mungesa e perspektivës për një jetë më të mirë është duke i detyruar kosovarët që të migrojnë. Vet fakti që dy vitet e fundit llogaritet që janë më tepër se 200 mijë të larguar nga Kosova e që kjo shifër është shumë më e madhe. Dhe se në këtë drejtim kemi të bëjmë shumë më tepër me uljen e shifrave të punëkërkuesve. Kur flitet për vende të reja të punës shumë më tepër është formalizim nga ata që kanë punuar pa dokumente se sa që janë vende të reja të punës. Dhe në këtë drejtim, është koha kur duhet të ndalet ky avaz i ikjes sepse në fund të fundit kjo është një pandemi demografike që do ti kushtoj Kosovës në çdo aspekt.  Duhet të merren masa vepruese të gjinden rrugë se si të ndalet trendi i largimit të të rinjve”, tha Gërxhaliu.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments