“A mund ta mposhtni akoma Trumpin?”, pyeti një gazetar.
“Po”, u përgjigj shkurt Bideni, në mes të hapave, derisa ngjitej lart në shkallë, raporton CNN.
Në anën tjetër, Trump pretendon se ai nuk dinte “asgjë” për Projektin 2025, planin gjithëpërfshirës të politikave dhe projektin e tranzicionit të drejtuar nga instituti konservator The Heritage Foundation, por gjithashtu tha se nuk ishte dakord me disa pjesë të tij.
“Nuk di asgjë për Projektin 2025. Nuk e kam idenë se kush qëndron pas tij. Unë nuk pajtohem me disa nga gjërat që ata thonë dhe disa nga gjërat që po thonë janë absolutisht qesharake dhe të pakëndshme. Çdo gjë që ata bëjnë, i uroj fat, por nuk kam asgjë me ta”, ka postuar Trump në Truth Social.
Fushata e Bidenit ka synuar Projektin 2025, i cili është një plan i krahut të djathtë për të riparuar dhe riformuar në mënyrë dramatike qeverinë federale.