Saturday, November 23, 2024
HomeBotaBideni krijoi mbi 2 milionë vende pune në SHBA për 4 muaj

Bideni krijoi mbi 2 milionë vende pune në SHBA për 4 muaj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se që në muajt e parë të punës së administratës së tij, në SHBA, janë krijuar më shumë se dy milionë vende të reja pune.

Bideni, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka deklaruar se kjo nënkupton që ai ka arritur më shumë se dyfishin e vendeve të punës të krijuara nga paraardhësi i tij, Donald Trump, dhe tetë herë më shumë se ish-presidenti, Ronald Reagan.

Sipas një grafikoni që Bideni ka publikuar, gjatë afro pesë muajve nën udhëheqjen e tij, në SHBA janë krijuar 2,158,000 vende pune, gjatë mandatit të Trumpit janë krijuar 683,000 ndërkaq gjatë mandatit të Reaganit janë krijuar 263,000 vende pune.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments