Saturday, November 23, 2024
HomeBotaBideni e shfaq talentin për humor: “…veç në qoftë motra ime”

Bideni e shfaq talentin për humor: “…veç në qoftë motra ime”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, si duket ka prirje për shaka dhe humor. Këtë e dëshmoi edhe gjatë një konference për gazetarë, kur u pengua nga dikush.

Përderisa po bëhej gati që të nënshkruante një ligj kundër urrejtjes, dikush dëgjohet në prapaskenë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e merr shtruar këtë dhe nuk reagon me nervozizëm. Përkundrazi, ai lëshon një shaka.

“Tani do ta nënshkruaj këtë ligj. Është një nder i madh. Nuk e di kush po thërret, por tregojini se jemi të zënë”, thotë Biden duke buzëqeshur.

“Isha duke thënë pos nëse është motra ime, por ajo është këtu”, e vazhdon shakanë Bideni.

 

Në videon e publikuar nga BBC-ja, në prapavijë, fjalët e tij e bëjnë që të qeshet edhe nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.

Pak ditë më parë, presidenti amerikan iu përgjigj në mënyrë qesharake një gazetari përderisa po testonte një veturë me rrymë. Kur iu tha se a mund t’i shtrohet një pyetje, Bideni ia ktheu gazetarit: “Jo, vetëm nëse del para veturës e unë e vazhdoj vozitjen.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments