Mbi 65 mijë fishekzjarrë shpërthyen në qiellin e New York-ut.
Kështu ceremonia tradicionale për shënimin e ditës se Pavarësisë, u mbajt pavarësisht se këtë ditë kombi përjetoi dhune masive kur një person shtiu me armë zjarri në paradën e Chicagos.
Për pasojë numri i viktimave mbërrit në gjashtë derisa shumë të tjerë janë në gjendje kritike.
Megjithatë i dyshuari që kishte hipur në një çati dhe kishte qëlluar njerëzit, u arrestua.
21 vjeçari Robert Crimo u kap në këtë veturë teksa u përpoq të ikte nga vendi i ngjarjes.
Kjo që ndodhi shokoi edhe presidenti amerikan, Joe Biden i cili u zotua se do të vazhdojë të luftojë epideminë e dhunës me armë në SHBA.
Javën e kaluar, Biden nënshkroi projektligjin e parë federal për sigurinë e armëve që vendos kontrolle më të ashpra për blerësit e rinj dhe inkurajon shtetet që të largojnë armët nga personat që konsiderohen si kërcënim.