Mbretëresha e Anglisë do të presë presidentin amerikan Joe Biden dhe zonjën e parë Jill Biden në rezidencën e saj javën e ardhshme, konfirmoi Buckingham Palace.
Takimi do të mbahet në kështjellën Windsor më 13 qershor, në ditën që Biden do të shkelë në Britani për të nisur takimet në Samitin e G7.
Biden do të jetë presidenti i 12-të që takohet me Elisabeth II që prej ngjitjes së saj në fron.
Në vitin 2019 ajo u takua për herë të fundit me një president amerikan, kur priti në Buckingham Palace Donald dhe Melania Trump.