Saturday, November 23, 2024
HomeBotaBiden reagon pas dorëheqjes së Johnson: Marrëdhënia speciale mbetet e fortë

Biden reagon pas dorëheqjes së Johnson: Marrëdhënia speciale mbetet e fortë

Presidenti i SHBA Joe Biden ka reaguar pas vendimit të Boris Johnson për të dhënë dorëheqjen. Shefi i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se marrëdhëniet speciale midis SHBA dhe Britanisë së Madhe mbeten të forta dhe të qëndrueshme.

Në deklaratën e ndarë me CBS News, Biden tha se ai priste të vazhdonte të bashkëpunonte ngushtë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për një sërë prioritetesh të rëndësishme, duke përfshirë një qasje të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës.

Deklarata e tij pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Johnson më herët për mbështetjen e tij në Ukrainë.

Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës ndihmë mbrojtëse për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të punojë për t’i dhënë fund bllokadës së grurit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments