Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë pranë aleatëve të tyre evropianë kundër Rusisë, premtoi presidenti i SHBA-së, Joe Biden përpara takimit të parë të drejtpërdrejtë me presidentin rus, Vladimir Putin, por gjithashtu tha se ai nuk kërkon konflikt dhe se do marrëdhënie të qëndrueshme dhe bashkëpunim me Moskën, transmeton Gazeta Express.
Biden do të udhëtojë për në Evropë të mërkurën dhe është planifikuar të marrë pjesë në samitet e G7 dhe NATO-s, si dhe të takohet me udhëheqësin rus në Gjenevë më 16 qershor.
Samiti do të zhvillohet në një kohë të krizës më të madhe në marrëdhëniet SHBA-Rusi në vitet e fundit, me tensione për një numër çështjesh, nga akuzat e piraterisë deri te ndërhyrjet elektorale.
Në një artikull për Washington Post të botuar të shtunën, presidenti i SHBA-së u zotua t’i forcojë aleancat demokratike të Washingtonit të ballafaquara me më shumë kriza dhe kërcënime në rritje nga Moska dhe Pekini.