Sunday, November 24, 2024
HomeBotaBiden nënshkruan urdhrin për deklasifikimin e dokumenteve të 11 shtatorit

Biden nënshkruan urdhrin për deklasifikimin e dokumenteve të 11 shtatorit

Presidenti Joe Biden nënshkroi ditën e premte urdhrin ekzekutiv që kërkon një rishikim të dokumenteve të klasifikuara, në lidhje me sulmet terroriste të 11 Shtatorit.

 

Biden ishte paralajmëruar muajin e kaluar nga më shumë se 1,800 amerikanë të prekur nga sulmet terroriste, përfshirë familjarë të viktimave dhe të mbijetuar që të mos merrte pjesë në asnjë nga ceremonitë e shënimit të 20 vjetorit të kësaj ngjarje të rëndë, nëse nuk i deklasifikonte dokumentet që potencialisht tregojnë lidhjet e qeverisë saudite me kamikazët e 11 shtatorit, raporton A2.

“Kur kandidova për president, u angazhova për të siguruar transparencë në lidhje me deklasifikimin e dokumenteve për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Amerikë. Ndërsa po i afrohemi 20 vjetorit të asaj dite tragjike, unë jam duke e nderuar atë angazhim. Sot, unë nënshkrova një urdhër ekzekutiv që drejton Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e tjera përkatëse të mbikëqyrnin një rishikim të deklasifikimit të dokumenteve që lidhen me hetimet e Byrosë Federale të Hetimeve të 11 shtatorit. Urdhri ekzekutiv kërkon që Prokurori i Përgjithshëm të publikojë dokumentet e deklasifikuara gjatë gjashtë muajve të ardhshëm”, tha Biden.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments