Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Irlandën e Veriut.
Ai atje ka shkuar për të shënuar 25 vjetorin e “Marrëveshjës së Premtës së Mirë”, marrëveshje kjo që është bërë për t’i dhënë fund konfliktit për Irlandën e Veriut.
Vizita e Biden është duke u përcjellur nga një operacion strikt i sigurisë, i cili do të kushtojë rreth 7 milionë paund.
Kjo për shkak të paralajmërimeve të policisë se vizita e Biden mund të shoqërohet me çrregullim të rendit publik nga republikanët.
Shefi i policit të PSNI Simon Byrne tha se rreth 300 oficerë nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar do të ishin në Irlandën e Veriut gjatë një periudhe dyjavore për të ofruar mbështetje të specializuar me operacionin e sigurisë, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.
Biden po e sheh këtë vizitë në 25 vjetorin e marrëveshjes, si një mundësi të mirë për të nënvizuar gatishmërinë e ShBA-së për të mbështetur potencialin e gjërë ekonomik të Irlandës së Veriut.
Më të arritur në Belfast, Biden u prit nga kryeministri britanez Rishi Sunak.
Gjatë kësaj vizitë, Biden pritet të takohet me liderë partiak e me shumë krerë shtetërorë.