Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaBiden mbron vendimin për t’i dërguar armë të diskutueshme Ukrainës

Biden mbron vendimin për t’i dërguar armë të diskutueshme Ukrainës

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka mbrojtur vendimin shumë të vështirë për t’i dhënë ukrainasve bomba thërrmuese, të cilat kanë një histori të vrasjes së civilëve.

I pari i shtetit amerikan deklaroi se iu desh “ca kohë për t’u bindur rreth këtij vendimi”, por ai kishte vepruar sepse “ukrainasve po u mbarojnë municionet”.

Udhëheqësi i Ukrainës përshëndeti masën “në kohë”, ndërsa një i dërguar i Moskës kritikoi “cinizmin” e Uashingtonit.

Bombat thërrmuese janë të ndaluara nga më shumë se 120 vende, raporton bbc.

Biden i tha CNN-së të premten se kishte folur me aleatët për vendimin, i cili vjen përpara një samiti të NATO-s në Lituani.

 

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan tha në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë se zyrtarët “e pranojnë se municionet thërrmuese krijojnë rrezik për dëmtimin e civilëve” nga bombat e pashpërthyera.

“Kjo është arsyeja pse ne e kemi shtyrë vendimin për aq kohë sa mundëm”, pohoi ai.

Sullivan tha se Ukrainës po i mbaronte artileria dhe kishte nevojë për “një urë furnizimesh” ndërsa SHBA rrit prodhimin vendas.

“Ne nuk do ta lëmë Ukrainën të pambrojtur në asnjë moment në këtë periudhë konflikti”, tha ai.

Municionet kanë shkaktuar polemika mbi shkallën e dështimit të tyre – ose të shkujdesur – që do të thotë se bombat e vogla të pashpërthyera mund të qëndrojnë në tokë për vite dhe papritmas të shpërthejnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments