Politikani gjerman, Peter Beyer, që ka shërbyer edhe si koordinator i Qeverisë Federale të Gjermanisë për raportet Transatlantike ka thënë se e vetmja mënyrë që Kosova dhe Serbia të arrijnë normalizimin dhe anëtarësimin në BE është që të respektojnë në plotëni zotimet e dala nga marrëveshja e Ohrit.
Këtë reagim Beyer e ka bërë teksa ka komentuar një reagim të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, lidhur me marrëveshjen e Ohrit e ku kishte kërkuar që të respektohen të gjitha detyrimet e të fillojë zbatimi sa më shpejtë të jetë e mundur.
“Kjo është rruga e vetme e mundur për të arritur bashkë normalizimin dhe anëtarësimin në BE”, ka shkruar Beyer.