Saturday, November 2, 2024
HomeLajmeKosovaBesnik Bislimi e Petar Petkoviq të mërkurën e zhvillojnë takimin e radhës...

Besnik Bislimi e Petar Petkoviq të mërkurën e zhvillojnë takimin e radhës në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të takohen të mërkurën për raundin tjetër të bisedimeve.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi sot se negociatorët kryesorë në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë më 7 dhe 8 shtator do të jenë në Bruksel.

Ai shtoi se të ashtuquajturat bisedime teknike do t’i kushtohen “çështjeve të hapura aktualisht dhe hapave të ardhshëm në dialog”.

Të martën, të dy delegacionet kanë planifikuar të zhvillojnë bisedime dypalëshe me ndërmjetësin Miroslav Lajçak dhe përfaqësues tjerë të BE-së.

Ditën e dytë, të mërkurën, është planifikuar një takim trepalësh i Kosovës, Serbisë dhe ndërmjetësve të BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments