Dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinje vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe gjatë ditës së sotme.
Ndërsa vendkalimet tjera janë të gjitha të hapura për qarkullim.
Bërnjaku dhe Jarinja janë mbyllur që nga 24 shtatori, pas sulmeve terroriste që ndodhën në veri ku u sulmua Policia e Kosovës, ku një polic u vra, një u plagos dhe një u lëndua.
Lidhur me sulmet terroriste, Policia ka sekuestruar arsenal armësh në Zveçan, të cilat u publikuan gjatë ditës së hënë.