Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se Serbia kishte arritur “sukses të madh diplomatik” me marrëveshjen për targat me Kosovën në Bruksel.
Ajo ka pohuar se: “Ne fituam gjëra të mira. Aleksandar Vuçiq edhe një herë tregoi qetësi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, komplekse. Ai mori vendime të zgjuara politike, të bazuara jo në emocione, por në arsye. Ne ishim në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë faktorët ndërkombëtarë”, tha ajo, raporton Danas.