Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBërnabiq në Kosovë, Kurti: Le të hyjë me letërnjoftim, le ta shohë...

Bërnabiq në Kosovë, Kurti: Le të hyjë me letërnjoftim, le ta shohë se funksionon gjithçka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media ka folur edhe për çështjen e vizitës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.

Kurti ka thënë se meqë është vendosur reciprociteti për letërnjoftim, atëherë edhe Ana Bërnabiq le të hyjë në Kosovë me letërnjoftim të lëshuar nga Serbia dhe të shohë se si çdo gjë po funksionon.

“Së pari, jemi pas 1 shtatorit. Dhe është parë se gjithçka po shkon siç kemi thënë ne më herët. Ose do të ketë dokumente hyrëse dalëse edhe në Kosovë edhe në Serbi, ose në asnjërën prej tyre. Doli se në asnjërën prej tyre.

Edhe Bërnabiq le të hyjë në Kosovë, me letërnjoftimin e autoriteteve të lëshuara në Beograd, dhe le ta shohin se çdo gjë po funksionon në një shtet demokratik, që është më demokratik se Serbia por edhe në rajon”, ka thënë Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments