Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeBerisha: Veliaj pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit, inceneratorin e kanë...

Berisha: Veliaj pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit, inceneratorin e kanë fshehur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët u shpreh se fushata elektorale për zgjedhjet e  14 Majit ka pasur një fillim të jashtëzakonshëm.

“Sallat dhe sheshet ushtrojnë nga entuziazmi i fitores së opozitës shqiptare në këto aktivitete paraelektorale. Një përpjekje e turpshme për të goditur, parandaluar rivendosjen e pluralizmit politik në vend po merr përgjigjen më të fuqishme nga qytetarët.

Rama është i pashpresë, shqiptarët presin me padurim 14 majin. Presin për të votuar si qytetarë të parë kandidatët e Primareve, dhe për të rivendosur pluralizmin politik dhe për të firmosur ndryshimin e madh i cili ka si synim kryesor mëkëmbjen ekonomike të shqiptarëve, të biznesit, të fermerëve, shpresën tek mbarë shqiptarët se ky vend bëhet.

Pra ajo që shihni ju në ekranet televizive me gjithë përpjekjet e tmerrshme që bëjnë për të na censuruar, por nuk është një përpjekje kaq e suksesshme sepse mediat sërish i japin dhe mediat sociale janë pa censurë. Kjo është pranvera shpresëmadhe e shqiptarëve. Pushteti po dridhet, është në përpëlitjet e tij, pra shpresa vjen me opozitën. Ndaj edhe një herë mirënjohje atyre mijëra mbështetësve të opozitës që kanë krijuar frymë fitoreje që s’mbahet mend prej shumë vitesh”, tha ai.

Gjithashtu Berisha ka denoncuar sipas tij lidhjet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me qeverinë e Teheranit.

“Të dhëna të qarta lidhin djegësin e Tiranës, Erion Veliajn me Bruno Presecin dhe Ali Aliabadin, ish-komandantin e Pasdaran, tani sipërmarrës i madh në Iran, nën sanksione ekonomike të BE dhe SHBA. Unë e kam denoncuar këtë lidhje me Iranin të Erion Veliajt, siç jeni ju dëshmitarë. Erion Veliaj nuk ka guxuar kurrë të përgënjeshtrojë qoftë edhe njëherë të vetme, denoncimin e kësaj lidhje të rrezikshme për Shqipërinë. Lidhja e Erion Veliajt me Teheranin nuk është e re. Daton 15-20 vjet më para. Udhëtimet e tij të shpeshta janë denoncuar nga shërbime të vendeve partnere. Unë i kam denoncuar ato publikisht. Tani rezulton se pronar kryesor në dokumente i kompanisë së inceneratorit të Tiranës është Bruno Preseci, i cili në fakt ka për ortak një kompani që thuhet se është po e tij.

Pra, në dokumente ai figuron ortak me 43 përqind, por duke pasur parasysh se kompania tjetër italiane, thuhet se është po e tij, ai shkon në 80 përqind aksioner i kompanisë së Erion Veliajt. Italiani që u hetua këtu, Gabriele, u arrestua, u dënua dy vite duke i thënë se dënohesh pa faj. Ajo që është kulmore është se Gabrielit i bënë një espulso, 5 vite nuk ka të drejtë të futet në Shqipëri. Se Gabrieli është dëshmitari i të gjithë aktivitetit të mafies së tmerrshme Rama-Veliaj-Preseci.

Gabriele di çdo gjë, siç din shoferi i tij, Miliad Lopa. Miliadi në fakt është konfident i Brunos. Miliadi është një qytetar shqiptar që udhëton disa herë në muaj në Teheran. Miliadi është fluent në farsi dhe është inxhinier elektronik. Por, ka bërë shoferin e Gabrieles. Mafia funksionon si organizatë me rregulla shumë të veçanta. Miliadi me Ersin kishin një shtëpi bari gjigante dhe janë të gjithë dokumentet për këtë, për shtëpinë e barit.

Të gjitha këto u mbyllën duke përzënë Gabrielen nga Shqipëria. Por Gabrieli di shumë. Inceneratori i çmontuar në Konstancë dhe i sjellë në Shqipëri, njëlloj si i Elbasanit, që tani është hekurishte dhe nuk punon më, hapën tender për 4 milionë sërish. Tani del që këtë tjetrin e fshehin për shkak të Gabrieles. Nuk tregojnë se ku është. Pra, Erion Veliaj merr në kundërshtim flagrant me kontratën, me 29 euro një ton pleh, taton qytetarët e Tiranës, në një kohë kur kjo tarifë është për djegien e tyre. Paratë i ndan me Bruno Presecin dhe iranianët. Ekzistojnë dyshime shumë të forta se Erion Veliaj, Miliad Lopa dhe Bruno Preseci riciklojnë paratë e Pasdaran dhe kompanisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Pasi Ali Aliabadi është një ish-komandant i Gardës Revolucionare dhe tani sipërmarrës i madh në Iran, që e ka të gjithë partneritetin me qeverinë. Hetimi ndërkombëtar i kësaj afere është një domosdoshmëri jo vetëm pse kemi të bëjmë me falangat mafioze të Shqipërisë, por edhe të dy kontinenteve”, tha Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments