Sunday, October 20, 2024
HomeLajmeKosovaBerisha pranon ftesën e Bardhit: Nesër do të jem në takim

Berisha pranon ftesën e Bardhit: Nesër do të jem në takim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar ftesën e Gazment Bardhit për të marrë pjesë në takim dhe e konsideroi diçka të tillë hap pozitiv.

Berisha: Siç theksova dhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën. Është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohet në votë dhe vota në krim. Është institucioni i fatkeqësisë kombëtare, i cili të vetmin vendim që ka marrë ka dyfishuar rrogat e tij. Institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lobuara nga krimi dhe grupet kriminale. Institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Me qëndrimet e tij jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj.Përgjigjja është po! Do marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do marrim pjesë. E konsiderojmë hap pozitiv dhe do marrim pjesë. Do t’i mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments