Anëtari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar paraqitjen e të kërkuarit nga policia e Kosovës, Milan Radojçiq në një kodër në Leposaviq ku ai sfidon shtetin e Republikës së Kosovës.
Berisha thotë në emisionin Pressing në T7 se ky ishte një provokim dhe se institucionet duhet t’u drejtohen edhe mekanizmave ndërkombëtar.
“Mund të bëjë selfie nëpër kodra, por këtu ka shtet”, tha ai.
“Ky është vetëm provokim i radhës i çiftit të Dacicit, Vucicit e Vulinit. Nuk mendoj se duhet të humbim shumë kohë me të. Ai e ka vendin në burg. Çerdhja e tij është në Serbi. Institucionet, e sidomos kryeministri duhet ta adresojnë këtë në organizata ndërkombëtare”, shtoi Berisha.