Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaBerisha pas plaçkitjes së bankës: Kam mendu që Xhelal Sfekla nuk ka...

Berisha pas plaçkitjes së bankës: Kam mendu që Xhelal Sfekla nuk ka lënë kund kriminel në Kosovë

Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha ka reaguar pas plaçkitjes së një banke në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Gjatë raportimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës në këtë Komision, Berisha tha se ka mëndu që janë arrestuar gjithë kriminelët.

Më tutje ai përmendi edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Pram është plaçkit një bankë. E pava videon. Unë kam mëndu që i kemi arrestuar krejt kriminelët, e s’keni lënë për farë. Atu doli që u arrestu,. Çka aty. Kom mendu që Xhelal Sfekla nuk ka lënë kund kriminel në Kosovë, por dul që e plaçkiten bankën”, tha ai.

Lidhur me plaçkitjen e bankës, Mehmeti tha se njësitet policore janë duke punuar për zbardhjen e rastit.

“Unë muj me ju thënë vetëm për vitin 2021, 77% ka qenë niveli i zbulimit të grabitje,. Kjo nënkupton që shumica e grabitjeve janë zbuluar. Nuk kemi sivjet raste të grabitjeve që kanë ndodhur vitin e kaluar e që janë zbuluar. Sa i përket rastit të djeshëm ata janë duke punuar dhe shpresoj që do të kenë sukses”, tha ai

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments