Nga Elbasani, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ai së bashku me simpatizantët e tij demokratë do të ngrihen në protestat më të fuqishme që ka parë vendi.
Ai tha se kur të ngrihen qytetarët në protestë, pa e hedhur Ramën nga qeveri nuk kanë për tu shqiptar nga vendi.
“Ne duam t’i themi se, do të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në protestë, pa të hedhur ty nuk shqitemi nga rruga. Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën”, tha Berisha.
Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shpallur emergjencë kombëtare pas rritjes së çmimit të rrymës.