Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka deklaruar se për të shkuar zgjedhjet në mënyrë të drejtë, partitë politike duhet të angazhohen në dialog konstruktiv.
“Është e rëndësishme që partitë politike të tregojnë përgjegjësi dhe të angazhohen në dialog konstruktiv, për të siguruar që proceset zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe në kohë. Legjitimiteti i kësaj qeverie përfundon më 14 shkurt 2025, prandaj duhen respektuar standardet dhe afatet kushtetuese, të cilat janë imperativë”, ka thënë Berisha.
Berisha thotë se Kurti është dashur të jap më herët dorëheqje për dëmin që ia ka shkaktuar vendit.
“Dorëheqja e Kurtit duhej të ndodhte për shkak të dëmit që i ka bërë vendit me marrëveshjet e dëmshme gjatë këtyre viteve të qeverisjes dhe dialogut. Tani, dorëheqja e tij vetëm sa e fut vendin në rrethin vicioz të nenit 90, pika 5, të Kushtetutës”, tha Berisha.