Saturday, October 26, 2024
HomeLajmeKosovaBekim Jashari vizitohet në zyrë nga Rifat Jashari: Kam punuar që të...

Bekim Jashari vizitohet në zyrë nga Rifat Jashari: Kam punuar që të përmbushë premtimin që ia dhashë mixhës

Kryetari i Skenderajt, njëherësh kandidat edhe për një mandat tjetër në krye të kësaj komune, Bekim Jashari pati sot një vizitë të veçantë në zyrën e tij të punës.

Bekim Jashari u vizitua nga axha, Rifat Jashari. Pas kësaj vizite, Bekim Jashari tha se ai është shembull i sakrificës që na mbushi me forcë e motiv në ditët e para të lirisë dhe kështu vazhdon të jetë çdo herë.

I pari i Skenderajt tha se gjatë këtij mandati, në shërbim të qytetarëve ka punuar me përkushtim që të përmbushë premtimin që i ka dhënë axhës që do të punojë me nder, në shërbim të secilit qytetar dhe mirëqenies sociale të tyre.

Postimi i plotë:

Sot më vizitoj në zyrën time, axha im Rifati, njeriu shembull i sakrificës që na mbushi me forcë e motiv në ditët e para të Lirisë dhe kështu vazhdon të jetë çdo herë afër nesh dhe punëve të mira që bëjmë.
Mixha Rifat është udhërrëfyesi jonë i jetës, këshillat dhe mësimet e tij për ne dhe gjeneratën e re të familjes sonë janë qenësore në veprimet dhe vendimet që ne marrim.
Gjatë këtij mandati qeverisës, në shërbim të qytetarëve, kam punuar me përkushtim që të përmbushë premtimin që i kam dhënë edhe mixhës që do të punojë me nder, në shërbim të secilit qytetar dhe mirëqenies sociale të tyre.
Jam tejet i lumtur që puna ime dhe projektet e realizuara po vlerësohen lartë nga mixha Rifat, nga i cili mora përkrahje maksimale edhe për mandatin e dytë në udhëheqje të komunës së Skenderajt, për të vazhduar angazhimin maksimal në shërbim të vendit.
Të paqim gjatë mixhë!.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments