Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaBekim Jashari deponon mbi 10 ankesa në PZAP pas rezultatit në Skenderaj

Bekim Jashari deponon mbi 10 ankesa në PZAP pas rezultatit në Skenderaj

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se kanë deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

 

Jashari thotë se tashmë dihet nga të gjithë që u janë vjedhur votat në Skenderaj dhe sipas tij, vullneti i qytetarëve është manipuluar.

“Pas evidentimit të parregullsive të shumta që kanë ndodhur në shumë vendvotime në komunën tonë, sot kemi deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që kanë të bëjnë me vjedhjen e votave me sistemin e “trenit bullgar”, duke deformuar kështu vullnetin e shenjtë të qytetarëve të komunës sonë”, ka shkruar Jashari në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Jashari tha se nga vëzhguesit e tyre në shumë vendvotime, gjatë numërimit të votave janë gjetur shumë fletëvotime të pavulosura për kryetar komune.

“Mund të këtë edhe shumë tjera që nuk janë identifikura në mungesë të komisionerëve tonë në vendvotime, për të cilat kërkojmë informacione nga ju qytetarë të dashur”, ka shkruar Jashari, përcjellë Klankosova.tv.

Ai kërkoi nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Prokuroria e Kosovës që të hetojnë sipas tij keqpërdorimin e procesit zgjedhor.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments