Friday, November 29, 2024
HomeLajmeKosovaBekim Haxhiu: Nëse qeveria nuk mund të sigurojë vaksina, t’i ftojë ekspertët

Bekim Haxhiu: Nëse qeveria nuk mund të sigurojë vaksina, t’i ftojë ekspertët

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar qeverinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, për numër të vogël të vaksinimeve kundër COVID-19.

Haxhiu në fjalën e tij në Kuvend tha se deklarata e qeverisë se shumë shpejt do të sigurojnë vaksinat është shumë ngadalë për qytetarët e Kosovës.

“Derisa 10 ditë më parë ministri i Shëndetësisë trumbetonte se shumë shpejt do të sigurojnë vaksinat, kjo shumë shpejt për qeverinë e Kosovës është shumë ngadalë për qytetarët.Ju rikujtoj se vetëm prej 14 shkurtit ditës së zgjedhjeve, janë 651 qytetarë që kanë humbur betejen me COVID-19”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka kërkuar nga qeveria që të angazhojë ekspertë nëse nuk mund të sigurojnë vaksina.

“Nëse nuk jeni të zot me siguru vaksinat, hapni rrugë, ka njerëz që dijnë me punu dhe me i siguru vaksinat.  Ti mundesh me qeshë por kjo s’është me qeshë. Ju lutem mobilizohuni, nëse s’dini me punu ftoni ekspertët të ju ndihmojnë”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments