Ish-ylli i Napolit, Valon Behrami, ka ndërprerë kontratën me Genoan me efekt të menjëhershëm.
Lajmin është konfirmuar nga Blick.
Sipas Blick, kjo ishte e pritshme pasi mesfushori shqiptar ka dështuar te gjejë vend në skuadrën e Genoas.
Trajneri i ri, Alexander Blessin, e ka bërë të qartë gjithashtu se nuk llogarit në Behramin.
Nuk dihet ende se ku do të shkojë mesfushori 36-vjeçar.
Mediat italiane raportojnë për disa klube të Seria A të interesuara, duke mos përjashtuar as klube nga Serie B.
Ka zëra se Behrami mund të shkojë në Brescia.