Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBehramaj: Përfituesit e skemave sociale Kurti po i vlerëson si votë e...

Behramaj: Përfituesit e skemave sociale Kurti po i vlerëson si votë e po mundohet t’ua blejë me rritje 2 mujore të pensioneve

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka deklaruar se Qeveria Kurti e ndjeu thellë goditjen politike më 17 tetor dhe menjëherë i nisi përpjekjet për viktimizim dhe blerje të votave me paranë publike.

 

Behramaj theksoi se, qytetarëve të Prishtinës, Prizrenit dhe kudo që partia-shtet është në balotazh, ajo sot ua dha një arsye më tepër që ta ndëshkojnë edhe më shumë më 14 nëntor.

“Vlera e çdo përfituesi të skemave sociale, çdo pensionisti, çdo invalidi të luftës, çdo familjeje të dëshmorit, nuk është vetëm vota e tyre, ashtu siç Kurti po i trajton, por është themel dhe histori e shtetit”, shtoi ai.

Behramaj tutje tha se Kurti po i vlerëson vetëm si votë dhe po mundohet t’ua blejë me një rritje dymujore të pensioneve, “por atë duhet ta marrë si goditje politike edhe më të madhe më 14 nëntor”.

Sipas Behramaj mashtrimi më nuk kalon, por duhet të ndëshkohet!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments