Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kaluar pasditën e së shtunës në Liqenin e Ujmanit, së bashku me shoqëri.

Ai tha se natyra e mrekullueshme e Kosovës duhet të trajtohet me vemendje të veqantë institucionale.

Postimi:
Pasditen e kalova në Mitrovicë, ku së bashku me Jetlirin, Gjergjin e Vehbiun shijuam bukuritë e liqenit të Ujmanit.
Natyra jonë e mrekullueshme që e ka krijuar perendia duhet të trajtohet me vemendje të veqantë institucionale.

I gjithë fokusi duhet të orientohet te mbrojtja e ambientit.
Qetësisë shpirtërore që na ofroi liqeni i Ujmanit,i mungonte vetëm çaji tradicional.