Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaBegaj thotë se ndërkombëtarët mundësuan sovranitetin e Kosovës: S’mund të themi sot...

Begaj thotë se ndërkombëtarët mundësuan sovranitetin e Kosovës: S’mund të themi sot s’i duam

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, thotë se ngjarjet në komunat veriore kanë qenë “shumë shqetësuese”, derisa shton se ato janë ndjekur me shumë interes nga Shqipëria.

Prioriteti i panegociueshëm për Begajn është që të punohet rreth Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

“Integriteti dhe sovraniteti i Kosovës nuk e di që është vënë në diskutim asnjëherë, nga askush. Padyshim që ka pasur disa kërkesa nga komuniteti ndërkombëtar për deeskalimin e situatës në Veri të Kosovës. Ngjarjet kanë qenë shumë shqetësuese, ashtu siç e përmendi edhe presidentja Osmani. Janë ndjekur me mjaft interes edhe nga ana jonë. Unë jam i parimit që ne nuk duhet të biem pre e provokimeve dhe të punojmë pastaj për teorinë e shtensionimit të situatës kur tensionohet. Ne si komb, si dy shtete kemi prioritet tona, këto prioritete nuk duhet të cenohen nga askush dhe prioriteti i panegociueshëm për mua është që ne duhet të punojmë rreth marrëveshjes së dakorduar publikisht të Brukselit dhe aneksit të Ohrit që çon në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe padyshim pastaj çon në njohje të ndërsjellë dhe në respektimin e minoriteteve sipas kushtetutës së Kosovës”, tha Begaj.

Presidenti i Shqipërisë tha se deklarata më e mirë është ajo e Alicia Kearns që tha se duhet të mbështet parimi i barazisë dhe jo të anatemohet Kosova sikur ajo është problemi.

Mirëpo, sipas Begajt problem është perceptimi. Ai thotë se perceptimi i ndërkombëtarëve është që faji është i Kosovës dhe vlerëson se ky perceptim duhet të ndryshojë.

Në fund, Begaj deklaroi se ndërkombëtarët mundësuan sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, e sipas tij nuk mund të thuhet “sot nuk i duam”.

“Unë nuk mendoj që ka pasur deklaratë më të mirë sesa ajo e Alicia Kearns, e cila e tha shumë mirë që ne duhet të mbështesin parimit e barazisë në këtë konflikt dhe jo vetëm ta anatemojmë Kosovën sikur ajo është problemi. Problemi është te perceptimi. Perceptimi i ndërkombëtarëve është që është faji jonë, i Kosovës dhe ky perceptim duhet të ndryshojë sepse ne realisht e dimë se kush i shkakton problemet, kush është ai që provokon. Por në këto situata të vështira duhet të bëjmë zgjidhje të mençura, duhet ta dimë sit ë dalim nga situata dhe të kemi parasysh që interesi ynë në madhor është sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës që askush nuk e vë në dyshim, dhe natyrisht këtu hyn mbështetja ndërkombëtare. Pa mbështetjen e ndërkombëtarëve, pa mbështetjen e atyre që ishin ata që e mundësuan këtë realitet, nuk mund të themi sot që nuk i duam”, tha Begaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments