Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBegaj për kidnapimin e policëve: Akt i rëndë provokativ, ndërkombëtarët të ndërhyjnë

Begaj për kidnapimin e policëve: Akt i rëndë provokativ, ndërkombëtarët të ndërhyjnë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës brenda territorit kosovar nga Policia e Serbisë.

Begaj tha se ky është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

“E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë”, tha Begaj.

Tutje, Begaj iu bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të dekurajojnë veprime të tjera të ngjashme.

“Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me ShBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, tha Begaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments