QNR ka përfunduar sot numërimin e votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës Jugore.
Bedri Hamza, i cili tashmë ka siguruar postin e kryetarit të ri në raundin e parë, ka marrë më së shumti vota edhe me kusht.
Sipas KQZ-së, kandidati i PDK-së ka marrë 417 vota, bindshëm më shumë se Agim Bahtiri, kryetarit të deritanishëm, njëherësh kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, me 295 vota. Në vendin e tretë renditet Armend Agolli nga LDK-ja me 109 vota.
Komuna e Mitrovicës Jugore nuk do të jetë pjesë e balotazhit më 14 nëntor, pasi në raundin e parë Bedri Hamza ka marrë mbi 50 për qind të votave të nevojshme.